Dëshmorët e UÇK-së

Feniksët e lirisë I

Dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

(Monografi)

Kryeredaktor :
Nezir MYRTAJ

 

Me daljen në dritë të vëllimit të parë të monografisë “ Feniksët e lirisë”, lexuesit shqiptar i jepet mundësia të njihet me jetën dhe veprën e dëshmorëve të rënë nën emblemën dhe me betimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në luftën e udhëhequr prej saj për çlirimin e trojeve të pushtuara shqiptare.

Hapin për botimin e monografisë ” Feniksët e lirisë“, 

Redaksia Dëshmorët e UÇK-së e ka marrë duke u mbështetur në vendimin e Kuvendit Themelues të Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i mbajtur më 23 shtator 2000, në Prishtinë.

Qëllimi i këtij botimi, është prezentimi në mënyrë sa më të plotë, sa më proporcionale dhe të paanshme të heroizmit e të sakrificës sublime të dëshmorëve të luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky heroizëm do të përjetësohet si pjesë e historisë sonë të shkruar, e cila brezave të ardhshëm do t’u dëshmojë se u desh të derdheshin lumenj gjaku që Kosova të çlirohej nga pushtuesi serb.

Redaksia Dëshmorët e UÇK-së për botimin e monografisë ” Feniksët e lirisë” ka marrë hapin ta fillojë këtë punë kolosale duke u nisur nga obligimi që duhet të ndijë secili shqiptar para veprës heroike të dëshmorëve të rënë në luftë për lirinë kombëtare, gjaku i të cilëve qëndron në çdo shkëndijë lirie që ne gëzojmë sot dhe në themelin e lirisë të cilën do ta gëzojnë brezat e ardhshëm.

* * *

Duke pasqyruar jetën dhe veprën e pavdekshme të dëshmorëve të kësaj periudhe historike, në shërbim të lirisë së atdheut, mbi bazën e fakteve të mbledhura nga shokët dhe nga bashkëluftëtarët e dëshmorëve, nga anëtarët e familjeve dhe të afërmit e tjerë të tyre, monografia ” Feniksët e lirisë” do të jetë një mjet i fuqishëm i edukimit atdhetar për brezat tanë. Në kujtesën e këtyre brezave, heroizmi i dëshmorëve të lirisë do të tingëllojë zëshëm si porosi jetësore se si duhet jetuar dhe si duhet vdekur , duke mos e bërë rrojtjen vdekje të përditshme, por luftë dhe punë në shërbim të idealeve të lirisë e të atdheut.

Siç dihet, Ushtria Çlirimtare e Kosovës lindi dhe u rrit me një shpejtësi marramendëse për një periudhë shumë të shkurtër, si në asnjë rast të luftërave çlirimtare botërore. Duke u bazuar në faktin se ajo bënte një luftë të drejtë për t’u çliruar nga një ushtri dhjetëra herë më e madhe në numër e shumë herë më e armatosur me armët më moderne të kohës, Ushtria Çlirimtare e Kosovës fitoi përkrahjen dhe simpatinë e mbarë botës përparimtare liridashëse. UÇK-ja ishte aleate ex officio e NATO-s dhe e SHBA. Prandaj, lufta që bëri Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte lufta më madhështore, ndërsa akti i flijimit të pjesëtarëve të saj ishte një heroizëm i pashoq.

* * *

Nismën për ngritjen dhe funksionimin e Redaksisë për botimin e monografisë ” Feniksët e lirisë” e mori një grup intelektualësh profesionesh të ndryshme, politikisht të shëndoshë, e partiakisht të paanshëm, i cili rreth vetes arriti ta afrojë një numër kuadrosh, që edhe gjatë kohës së luftës që bëri Ushtria Çlirimtare e Kosovës, kishin dëshmuar zell e profesionalizëm, duke kryer me sukses obligimet kombëtare.

Duke marrë parasysh faktin mbi aktivitetin qëllimmirë, por të pakoordinuar, në pasqyrimin dhe përjetësimin e veprës së dëshmorëve të UÇK-së, si dhe mungesën e përkujdesjes përkatëse institucionale, Këshilli Nismëtar kishte projektuar ngritjen e një redaksie në nivel vendi, me një kuadër profesionalisht të përgatitur, e cila do t’i qasej punës për publikimin, në dhjetëra vëllime, të shënimeve të domosdoshme faktografike e dokumentare për të gjithë dëshmorët e luftës që udhëhoqi Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ngritja e Redaksisë u bë pas prezentimit të këtij projekti, gjithsesi ambicioz, para asociacioneve përkatëse siç janë: Shtabi i Përgjithshëm i TMK-së, Shoqata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shoqata e Invalidëve të Luftës të UÇK-së, Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të Luftës së UÇK-së, si dhe para personaliteteve kyçe, politike e ushtarake, drejtuese të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nënshkrimet e përfaqësuesve të këtyre asociacioneve e të këtyre personaliteteve, në shenjë pëlqimi të këtij projekti, kishin domethënien e legjitimitetit moral për Redaksinë e ngritur dhe për punën e filluar nga ajo. Si e tillë, ajo është dhe do të jetë derëhapur për të gjithë ata krijues, individë e institucione, të cilat shprehin vullnet dhe angazhim për të ndihmuar në realizimin e projektit për botimin e monografisë ” Feniksët e lirisë“, që ka një rëndësi të veçantë kombëtare. Mbi bazën e këtij legjitimiteti, Redaksia do të funksionojë deri në krijimin e kushteve dhe të rrethanave, të cilat do të mundësojnë marrjen nën përkujdesjen institucionale të këtij projekti. Me ngritjen dhe funksionimin e strukturave qeverisëse në të gjitha nivelet e Kosovës, Redaksia Dëshmorët e UÇK-së shpreson të forcohet e të përkrahet edhe më fuqishëm në punën e saj, duke qenë pjesë obliguese e institucionit përkatës përgjegjës.

* * *

E ndërgjegjshme se do ta kryejë vetëm një pjesë të obligimit tepër të madh dhe se do të mbetet edhe shumë më tepër për të bërë për dëshmorët tanë të mëhershëm e për ata të ardhshëm, Redaksia Dëshmorët e UÇK-së e ka vlerësuar si nevojë të ngutshme dhe ka parashikuar si të mundshëm botimin e monografisë ” Feniksët e lirisë“, në të cilën do të përfshihen të gjithë dëshmorët e evidentuar deri tash në regjistrat zyrtarë të dëshmorëve të rënë, që nga paraqitja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 27 nëntor 1997, e deri në përfundim të tërheqjes së shpallur të forcave të pushtuesit serb nga Kosova, më 21 qershor të vitit 1999 *)(Në këtë monografi do të përfshihen, gjithashtu, edhe dëshmorët që kanë rënë në luftërat e mëvonshme për çlirimin e trojeve shqiptare në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, si dhe në Maqedoni). Meqenëse Redaksia Dëshmorët e UÇK-së nuk është kompetente t’ia përcaktojë ndokujt statusin e dëshmorit, gjatë punës së saj, ajo do t’i konsiderojë si zyrtare regjistrat për dëshmorët të formuluar nga shtabet e zonave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (derisa ekzistonte ajo) dhe nga shtabet e Trupave të Mbrojtjes të Kosovës, më pas. **)(Redaksia do t’i konsiderojë si zyrtare, po ashtu, edhe regjistrat e përpiluara nga organet përkatëse të pushtetit vendor, pas konstituimit të tij). Evidentimi në këta regjistra i dëshmorëve të UÇK-së dhe të luftës së saj nuk është kompetencë e Redaksisë. Shpallja e tyre dëshmorë ishte e drejtë e komandave dhe e shtabeve të rendimeve ushtarake të UÇK-së, e Shtabit të Përgjithshëm të saj gjatë periudhës së luftës, si dhe e pushtetit vendor pas konstituimit të tij. Regjistrat janë siguruar nga ish-shtabet dhe komandat e batalioneve e të brigadave të zonave operative të UÇK-së dhe më vonë nga ato të Trupave të Mbrojtjes të Kosovës. Po ashtu, Redaksia ka shfrytëzuar edhe regjistrat ekzistuese të dëshmorëve, të përpiluara nga organet përkatëse të pushtetit vendor.

Redaksia Dëshmorët e UÇK-së ka parasysh faktin se këta regjistra nuk do të jenë përfundimtarë dhe se numri i dëshmorëve të lirisë të periudhës së luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të rritet krahas ndriçimit të argumenteve të reja mbi sakrificat e atyre që u flijuan për Kosovën e për trojet shqiptare. Ajo, po ashtu, ka parasysh edhe faktin tjetër, se ky numër i dëshmorëve do të ndryshojë edhe pas krijimit të institucioneve të Kosovës dhe përcaktimit nga ana e tyre të kritereve ligjore lidhur me statusin e dëshmorit të atdheut. Prandaj, në vëllimet e monografisë ” Feniksët e lirisë“, Redaksia nuk do ta përkufizojë numrin e dëshmorëve të kësaj periudhe në vetëm rreth 1800, sa ai konsiderohet sot. Në këto vëllime do të përfshihen edhe ata që nesër, në bazë të kritereve të caktuara, do ta gëzojnë statusin e dëshmorit. Prandaj, në këtë drejtim, puna e filluar nga Redaksia Dëshmorët e UÇK-së do të jetë një ndihmë e çmueshme edhe për strukturat e ardhshme të pushtetit lokal e të atij qendror në Kosovë, sepse do ta bëjë më të lehtë procesin e korrigjimeve e të plotësimeve të nevojshme në listat e dëshmorëve të rënë në luftën e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

* * *

Gjatë punës së mëtejme, Redaksia Dëshmorët e UÇK-së parasheh botimin e vëllimeve të posaçme edhe me biografitë e dëshmorëve të rënë para dhe pas periudhës së përfshirë në monografinë ” Feniksët e lirisë“. Duke u përqendruar në fillim, brenda kësaj periudhe, ajo nuk harron faktin se dëshmorët që dje ranë gjatë luftës në Kosovë, kishin për ideal jo vetëm çlirimin e saj, por edhe bashkimin kombëtar. Ishte ky ideal shekullor, që pastaj u ndez në luftën për liri në trojet shqiptare nën pushtimin serb, në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc dhe nën atë maqedonas, në Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Vazhdimi i luftës në këto troje, ndonëse, për shkak të rrethanave të caktuara kombëtare e ndërkombëtare, nën uniformat e modifikuara të Ushtrisë Çlirimtare, ishte një përpjekje dhe vazhdim për ta jetësuar aspiratën e të gjithë atyre që më parë u flijuan në Kosovë, nën emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Duke pasur parasysh këtë element shumë të rëndësishëm, Redaksia, dëshmorë të radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ka konsideruar edhe të gjithë ata dëshmorë që dikur kishin luftuar në kuadrin e kësaj ushtrie, porse më vonë kanë rënë duke luftuar si pjesëtarë të UÇPMB-së ose të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Po për këtë arsye, ajo ka synuar që monografinë kushtuar dëshmorëve të lirisë të rënë në Kosovë, gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ta titullojë me titullin, domethënia figurative e të cilit do ta pasqyronte në mënyrën sa më të qartë rizgjimin dhe ringjalljen e idealeve të tyre. Është Vlerësuar se emërtimi “Feniksët e lirisë” ***)(Feniksi është zog mitologjik, i cili ka vetinë të digjet e të ringjallet nga hiri i tij) simbolizon në mënyrë të kënaqshme figurën e përjetshme të dëshmorëve dhe idealin e tyre.

* * *

Seria në vëllime “ Feniksët e lirisë” fillon me regjistrin e dëshmorëve të luftës së UÇK-së, si në asnjë rast të ngjashëm të këtij lloji. Redaksia u përcaktua që ky botim të niste me këtë veçori, pasi Kosova, duke qenë nën protektorat, nuk i ka ende strukturat e veçanta të ligjshme, të cilat do t’i evidentonin normalisht dëshmorët e luftës. Për shkak të kësaj rrethane, është vlerësuar se renditja në regjistër, sipas radhës alfabetike, e jo sipas numrit rendor, do të jetë më e qëlluar. Renditja alfabetike nis me emrin dhe jo me mbiemrin e dëshmorit, duke përfillur specifikat e traditës shqiptare në këtë çështje. Në krye të renditjes alfabetike të dëshmorëvë qëndron emri i Komandantit Legjendar, Adem Jashari, i cili, që nga shpërthimi i luftës në Kosovë u bë legjendë, jo vetëm për popullin e Kosovës e për luftëtarët e UÇK-së, por edhe për gjithë kombin tonë. Shqiptarët, pa asnjë porosi institucionale, pa asnjë dekret shtetëror dhe pa asnjë imponim të çfarëdoshëm, kudo filluan ta radhitin portretin e tij përkrah atij të Skënderbeut. Pavarësisht se institucionet shkencore dhe ato ligjore, ende nuk e kanë vënë në rendin e ditës për diskutim vlerësimin e kësaj figure madhështore, Redaksia Dëshmorët e UÇK-së e respekton vendimin e kësaj vetëvendosjeje mbarëkombëtare.

Vëllimi i parë i monografisë ” Feniksët e lirisë“, me regjistrin e emrave të dëshmorëve, paraqet të dhënat për vitin e për vendin e lindjes, si dhe për vitin e për vendin e rënies. Të dhënat e tjera biografike janë parashikuar të jepen në monografitë e shkurtra e të veçanta, që do të vijojnë në vëllimet pasardhëse. Numri i dëshmorëve, biografitë e të cilëve do të botohen në secilin vëllim vijues, është paraparë të përcaktohet në bazë të kritereve të caktuara, duke përfillur edhe përfaqësimin proporcional në përputhje me numrin e dëshmorëve të rënë sipas zonave ushtarake. Me qëllim që secili vëllim të jetë gjithëpërfshirës për të gjitha krahinat e Kosovës e të trevave të tjera shqiptare nga kanë ardhur vullnetarë në radhët e UÇK-së, në çdo vëllim do të ketë dëshmorë nga të gjitha këto vise, në bazë të raportit që ata zënë në numrin ekzistues të regjistrit të përgjithshëm të dëshmorëve të kësaj periudhe.

Në këto vëllime synohet të përfaqësohet tërë Kosova, por edhe të gjitha trevat shqiptare që dërguan djemtë e tyre për çlirimin e saj .

* * *

Hartimi i biografisë së dëshmorëve do të bëhet duke u mbështetur mbi materialin faktografik të mbledhur në terren, sipas të dhënave të parashtruara në pyetësorin e formuluar nga Redaksia. Përpunimi i këtyre të dhënave do të jetë rezultat i punës së përbashkët të kolegjiumit të Redaksisë. Për pasqyrimin sa më të plotë të jetës dhe të veprës së dëshmorëve, si material shtesë faktografik, Redaksia do t’i shfrytëzojë edhe burimet e ndryshme të shkruara, sikurse që janë publikimet e veçanta në shtypin e përditshëm e në atë periodik, si dhe botimet e ndryshme monografike, letrare, historike, publicistike e të tjera. Në treguesin e emrave e të të dhënave, në fund të secilit vëllim të monografisë, Redaksia do të shënojë emrin e autorëve, publikimet e të cilëve janë shfrytëzuar. Në vëllimin e parë të monografisë ” Feniksët e lirisë“, toponimet për vendlindjet dhe për vendin e rënies së dëshmorëve janë të periudhës së paraluftës e të gjatë luftës të bërë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Kjo mënyrë e shkrimit të këtyre toponimeve u kushtëzua për shkak të vështirësisë teknike që krahas tyre të vendoseshin edhe toponimet e reja. Mirëpo, ky korrigjim do të realizohet në monografitë e veçanta për secilin dëshmor, ku krahas emërtimit të vjetër, të vendosur brenda kllapave, për çdo fshat, komunë, qytet, krahinë e të tjera, do të shënohet edhe toponimi i ri.

* * *

Kushtet në të cilat Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka zhvilluar një luftë, skajshmërisht të pabarabartë me pushtuesin serb, kanë bërë që një numër i pjesëtarëve të saj të bijnë në fushën e nderit, e që të dhënat për ta të mos mund të kompletohen sot e kësaj dite. Disa prej të rënëve janë trajtuar, apo edhe mund të trajtohen ende si persona të zhdukur. Redaksia ka bërë përpjekje që regjistrat me emrat e dëshmorëve, të vënë në dispozicion nga shtabet e zonave, të verifikohen hollësisht përmes bashkëpunëtorëve në terren dhe të ekipeve të saj të posaçme. Megjithatë, ajo nuk ka arritur t’i kompletojë shënimet e domosdoshme për të gjithë dëshmorët në regjistër, madje për disa prej tyre nuk ka arritur ta sigurojë asnjë shënim të vetëm. Arsyeja pse një numër dëshmorësh të evidentuar mbetet pa të dhëna të plota qëndron në faktin se familjet dhe të afërmit e tyre tashmë ndodhen në vendbanime të ndryshme pa adresë, kurse disa prej tyre edhe jashtë Kosovës. Arsyeja tjetër e mungesës së plotë të të dhënave qëndron në faktin se ata figurojnë në regjistrin e dëshmorëve, ashtu siç kanë mundur të shënohen pas rënies në vijën e frontit, vetëm me emër e mbiemër, apo vetëm me emër e me mbiemër të pasaktë e të përgjithësuar dhe pa asnjë të dhënë tjetër. Me gjithë keqardhjen për këto mangësi, Redaksia e ka vlerësuar të nevojshme paraqitjen e emrit të këtyre dëshmorëve në vëllimin e parë të monografisë ” Feniksët e lirisë“, me po aq të dhëna sa ka për ta, me shpresë dhe me këmbëngulje që në botimet dhe në vëllimet e tjera të kësaj monografie, të dhënat për ta të paraqiten të plota. Shpresojmë se lexuesi dhe sidomos familjet dhe të afërmit e këtyre dëshmorëve do të kenë ndjenjë mirëkuptimi ndaj vështirësive në të cilat ka hasur Redaksia në këtë drejtim, me bindjen se më e mirë është një rreze e vetme drite, se një terr i plotë.

* * *

Duke iu qasur punës për ndriçimin e jetës e të veprës, të idealit e të sakrificës sublime të dëshmorëve të rënë si pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në monografinë ” Feniksët e lirisë“, Redaksia Dëshmorët e UÇK-së nuk pretendon ta rishkruajë historinë, të cilën këta dëshmorë e kanë shkruar me gjakun e rrjedhur nga damarët e zemrave të tyre. Ajo, me monografinë ” Feniksët e lirisë“, do ta servojë vetëm lëndën e parë për shkrimin e historisë për këta dëshmorë dhe materialin bazë, mbi të cilin do të mund ta marrin fillin vepra të mëdha historike, letrare e artistike. Po t’ia arrinte këtij qëllimi, Redaksia do të ndihej e lehtësuar nga barra e rëndë që me vetëdashje ia ka ngarkuar vetes dhe njëkohësisht do të ndihej e gëzuar për shlyerjen e një pjese të obligimit të përjetshëm që kemi ndaj atyre që dhanë jetën dhe derdhën gjakun për lirinë dhe bashkimin e kombit.

Redaksia është e vetëdijshme se në këtë vëllim, në të cilin janë publikuar emrat e dëshmorëve, mund të jenë përvjedhur gabime, andaj ajo do t’u jetë mirënjohëse të gjithëve që me vërejtjet dhe sugjerimet e tyre do të ndihmonin për korrigjimin e këtyre gabimeve me rastin e botimit në vijim të vëllimeve të monografisë.

Redaksia

Për më shumë, shkarkoni dokumentin në Word dokument : “Feniksët e lirisë.doc”

Feniksët e lirisë 2

Në këtë monografi janë prezantuar 41 biografi për dëshmorët e UÇK-së, duke filluar nga jetëshkrimi për komandantin Adem Jashari dhe duke përfunduar me biografinë e Zahir Pajazitit.
Radhitja është bërë sipas kriterit alfabetik.
Përzgjedhja është bërë sipas kritereve që ka caktuar “Redaksia Dëshmorët e UÇK-së”. 

Përmbajtja:

I Parathënia
II Biografitë e dëshmorëve:
Adem Shaban Jashari
Abedin Sokol Rexha
Abdullah Ramadan Tahiri
Agush Asllan Gjocaj
Agim Çerkin Bajrami
Agim Hysni Ramadani
Ahmet Shaban Kaçiku
Ahmet Alush Pantina
Ali Rakip Beqa
Arben Aziz Haliti
Artim Sejdi Jashari
Bahri Rrahman Fazliu
Bedri Veli Shala
Bekim Fazli Berisha
Elez Ramë Geci
Fadil Bajram Nimani
Fetah Ahmet Gega
Hamëz Shaban Jashari
Hakif Sabit Zejnullahu
Halit Isuf Geci
Ibrahin Selman Mazreku
Ibrahim Muharrem Oruçi
Imer Muharrem Alushani
Ilir Halit Konushevci
Ismail Adem Luma
Ismet Jashar Jashari
Jetë Aziz Hasani
Luan Hilmi Haradinaj
Mervete Salih Maksutaj
Mehë Ramë Uka
Mentor Osman Dërvishaj
Milaim Mehdi Beha
Osman Shaban Geci
Remzi bajram Ademaj
Ruzhdi Islam Salihu
Shaban Murat Jashari
Tahir Malë Sinani
Tefik Vehbi Zymberi
Xhavit Bahtijar Bajraktari
Valon Metë Myrtaj
Zahir Qerim Pajaziti

III Monumente përjetësie
IV Pyetësori
V Të dhëna të plotësuara për dëshmorët VI Literatura

Libri ka 286 faqe
Botues SHVL të UÇK-së
Shtypi Shkrola, Prishtinë 2002.

Feniksët e lirisë 3

Në këtë monografi janë prezantuar 43 biografi për dëshmorët e UÇK-së, si dhe fotot e tyre me ngjyra, duke filluar nga jetëshkrimi për Adrian Krasniqin dhe duke përfunduar me biografinë e dëshmorit Xhevat Berisha.
Përzgjedhja është bërë sipas kritereve që ka caktuar “Redaksia Dëshmorët e UÇK-së”.
Radhitja sipas kriterit alfabetik. 

Përmbajtja:

I Parathënia
II Biografitë e dëshmorëve:
Adrian Rexhep Krasniqi
Afrim Avdi Vitia
Astrit Hekuran Suli
Avni Hysni Saraçi
Afrim Qazim Meshi
Basri Halil Canolli
Bashkim Azem Krasniqi
Beqir Brahim Rexhepi
Bekim Dalip Bekteshi
Besim Daut Halilaj
Danush Miftar Kurtaj
Edmond Hysni Hoxha
Enver Bajram Topalli
Fatos Sherif Krasniqi
Fehmi Muhamet Lladrovci
Fehmi Bajrush Rama
Françesko Xhuzepe Bider
Hamit Hysen Jashari
Hamdi Qamil Hajrizi
Hyrë Qazim Emini
Ilir Rexhep Mërturi
Imer Ramë Krasniqi
Isa Sabit Kastrati
Kasim Rexhep Shala
Mehedin Avdullah Morina
Muhamet Sefer Haxhaj
Mustafë Shaqir Shyti
Njazi Ramush Azemi
Ramadan deli Elshani
Rexhep Rexhep Bislimi
Rexhep Ajet Rexhepi
Sadik Hafir Shala
Salë Xhemajli-Jashari
Sejdi Muharrem Sejdiu
Selatin Xhelil Gërxhaliu
Selim Salih Veselaj
Skënder Murat Rexhepi
Sokol Mustafë Sopi
Shaip Jahir Pacolli
Xheladin Miftar Kurtaj
Xhevë Krasniqi-Lladrovci
Xhevat Ahmet Berisha

III Monumente përjetësie
IV Dokumente
V Të dhëna të plotësuara për dëshmorët
VI Recensione
VII Literatura

Libri ka 304 faqe
Botues: SHVL të UÇK-së
Shtypi Shkrola, Prishtinë, 2003.
Shkarko:
“Feniksët e lirisë 3″ – vazhdon

Feniksët e lirisë 4

Në këtë monografi janë prezantuar 43 biografi për dëshmorët e UÇK-së, si dhe fotot e tyre me ngjyra, duke filluar nga jetëshkrimi për dëshmorin, Agron Rrahmanie duke përfunduar me biografinë e dëshmorit, Xhemajl Rexha.
Përzgjedhja është bërë sipas kritereve që ka caktuar “Redaksia Dëshmorët e UÇK-së”.
Radhitja sipas kriterit alfabetik. 

Përmbajtja:

I Parathënia
II Biografitë e dëshmorëve:
Agron Muharrem Rrahmani
Adnan Ilmi Maliqi
Ahmet Hysen Hoxha
Ali Halil Krasniqi
Bajram Hetem Sylejmani
Bektesh Nuhi Haliti
Beqir Sefë Gashi
Besnik Liman Begunca
Blerim Agim Saraçi
Brahim Tefik Ademi
Daut Zenun Halilaj
Faik Tahir Jashari
Fatmir Hajdar Hyseni
Fatos Shefqet Limani
Fehmi Brahim Kastrati
Gani Shaqir Kastrati
Gaspër Ndue Karaçi
Gursel Hetem Sylejmani
Halil Ukë Ukaj
Hyzri Hamdi Talla
Indrit Lulëzim Cara
Ismet Hazir Asllani
Ismet Mustafë Bicaj
Jashar Zejnullah Jashari
Jetullah Mehmet Islami
Lec Bislim Leci
Leonard Dedë Palucaj
Menderes Osman Dërvishaj
Menhend Osman Dërvishaj
Mentor Nazmi Morina
Mujë Halil Krasniqi
Mukadeze Bafti Lika
Mustafë Rexhep Çorraj
Nuhi Zejnullah Mazreku
Rasim Rrahman Kiçina
Rifat Fazli Mëziu
Sadri Azem Zeneli
Skënder Haxhi Çeku
Skënder Zeqir Salihaj
Sherif Brahim Jashari
Shkëlzen Hilmi Haradinaj
Xhemajl Rasim Rexha

III Monumente përjetësie
IV Dokumente
V Të dhëna të plotësuara për dëshmorët
VI Recensione
VII Literatura

Libri ka 342 faqe
Botues: SHVL të UÇK-së
Shtypi Shkrola, Prishtinë, 2004.

Feniksët e lirisë 5

Në këtë monografi janë prezantuar 43 biografi për dëshmorët e UÇK-së, si dhe fotot e tyre me ngjyra, duke filluar nga jetëshkrimi për dëshmorin, Ali Vitia e duke përfunduar me biografinë e dëshmores Zahide Jashari.
Përzgjedhja është bërë sipas kritereve që ka caktuar “Redaksia Dëshmorët e UÇK-së”.
Radhitja sipas kriterit alfabetik. 

Përmbajtja:

I Parathënia II Biografitë e dëshmorëve:

Ali Vitia
Ali Zogaj
Arsim Zogiani
Azem Behluli
Azem Hajdaraj
Bashkim Vishi
Bedri Ahmeti
Behxhet Brajshori
Besim Jashari
Bislim Zekolli
Elmi Kamberi
Fazli Jakupi
Florim Rushiti
Gëzim Hamza
Halim Bajraktari
Halit Coka
Hanumshahe Abdullahu – Zymberi
Hetem H
asaj Isë Salihaj
Izet Shatri
Kadri Syla Kapllan Ahmetaj
Kemajl Hetemi
Lutfi Musiqi
Malush Ahmeti
Muhamet Dërvishi
Muhamet Malësori
Mustafë Llapashtica
Mustafë Shabani
Nazim Tërziu
Nazim Kokollari
Nexhmi Llumnica
Rifat Goxhufi
Rrahim Gërbeshi Sefedin Vitia
Selajdin Mullabazi
Selman Lajçi
Shaban Salihaj
Shaqir Tërshani
Xhavit Kelmendi
Xhelal Hajda
Xhevat Demaku
Zahide Jashari

III Monumente përjetësie
IV Dokumente V Recensione
VI Përmirësim gabimesh
VII Literatura
Libri ka 338 faqe
Botues: SHFD të UÇK-së
Shtypi Shkrola, Prishtinë, 2004.


<

Feniksët e lirisë 6

Në këtë monografi janë prezantuar 42 biografi për dëshmorët e UÇK-së, si dhe fotot e tyre me ngjyra, duke filluar nga jetëshkrimi për dëshmorin, Abdullah Bugari e duke përfunduar me biografinë e dëshmorit, Zymer Goxhuli.
Përzgjedhja është bërë sipas kritereve që ka caktuar “Redaksia Dëshmorët e UÇK-së”.
Radhitja sipas kriterit alfabetik. 

Përmbajtja:

I Parathënia
II Biografitë e dëshmorëve:

Abdullah Bugari
Adem Gashi
Adile Jashari
Adnan Shyti
Agim Selmanaj
Arben Qerimaj
Avni Klinaku
Bashkim Syla
Bekim Sylka
Bekim Thaçi
Burim Graiçevci
Elton Zherka
Emin Sinani
Faik Goxhuli
Fejzullah Graiçevci
Ferid Curri
Fetah Sylejmani
Fisnik Ibrahimi
Fitush Kukaj
Habib Gashi
Hajrullah Abdullahu
Halim Statovci
Himë Haradinaj
Hysni Jetullahu
Ilir Lushtaku
Imer Shala
Luan Qerimaj
Mentor Krasniqi
Milaim Krasniqi
Mizahir Isma
Myrtë Zeneli
Nexhmedin Elshani
Pal Paluca
Permet Vula
Qamil Ilazi
Rushit Selmani
Sadri Lokaj
Selim Berisha
Skyfter Arifi
Virgjil Elshani
Xhevat Shala
Zymer Goxhuli
III Monumente përjetësie
IV Dokumente V Recensione
VI Përmirësim gabimesh
VII Literatura
Libri ka 328 faqe
Botues: SHFD të UÇK-së
Shtypi Shkrola, Prishtinë, 2005.

Feniksët e lirisë 7

Në këtë monografi janë prezantuar 41 biografi për dëshmorët e UÇK-së, si dhe fotot e tyre me ngjyra, duke filluar nga jetëshkrimi për dëshmorin, Ajet Rexhaj e duke përfunduar me biografinë e dëshmorit, Zeki Shylemaja.
Përzgjedhja është bërë sipas kritereve që ka caktuar “Redaksia Dëshmorët e UÇK-së”.
Radhitja sipas kriterit alfabetik. 

Përmbajtja:

I Parathënia
II Biografitë e dëshmorëve:

Ajet Rexhaj
Avdylgafurr Luma
Bedrush Gashi
Bekim Gashi
Bekim Mavraj
Beqir Meha
Dalip Behra
Daut Zagragja
Demush Mavraj
Elton Zherka
Enver Musa
Faik Rama
Fazli Fetahu
Haxhi Hoti
Hetem Rexhaj
Hysen Rexhepi
Hysni Duraku
Ibish Mavraj
Ismail Gashi
Jahja Danuza
Januz Jashari
Lulëzim Jashari
Luljetë Shala
Mehdi Hoxha
Mehmet Rexhaj
Milaim Loku
Milaim Qerimi
Naser Lani
Nazim Bakiu
Osman Luma
Pren Lleshi
Qani Luma
Rexhë Rexhaj
Sakip Bellaqa
Skerdilajd Llagami
Skënder Qarri
Sokol Elshani
Shaban Mazrekaj
Shefket Muhadini
Shemsi Istrefi
Zeki Shylemaja

III Monumente përjetësie
IV Dokumente
V Recensione
VI Përmirësim gabimesh
VII Literatura
Libri ka 324 faqe
Botues: SHFD të UÇK-së
Shtypi Shkrola, Prishtinë, 2006.

Feniksët e lirisë 8

Në këtë monografi janë prezantuar 41 biografi për dëshmorët e UÇK-së, si dhe fotot e tyre me ngjyra, duke filluar nga jetëshkrimi për dëshmoren Afërditë Ukshini e duke përfunduar me biografinë e dëshmorit, Xhavit Kozhani.
Përzgjedhja është bërë sipas kritereve që ka caktuar “Redaksia Dëshmorët e UÇK-së”.
Radhitja sipas kriterit alfabetik. 

Përmbajtja:

I Parathënia
II Biografitë e dëshmorëve:

Afërditë Ukshini
Afrim Musliu
Agim Kelmendi
Avdi Xhaçku
Bujar Visoqi
Elfir Behrami
Emrush Buzhala
Faruk Elezi
Faruk Beqiri
Gani Paçarizi
Hadije Spahiu
Hajdar Shala
Halit Asllani
Islam Kastrati
Izahir Troni
Kadri Qeriqi
Kolë Mirëdita
Lefter Koxhaj
Liman Morina
Lulëzim Guta
Lumnije Raka
Memë Lleshi
Mensur Zyberaj
Mexhit Mustafa
Mirsad Gashi
Mursel Buletini
Naim Dreshaj
Naim Gashi
Sadedin Hajda
Sadik Osmani
Salih Qerimi
Sami Ukshini
Sami Gashi
Selim Selimi
Sinan Thaçi
Shabi Gërbeshi
Shpëtim Robaj
Vezir Kolshi
Xhafer Mehmetaj
Xhavit Kozhani

III Monumente përjetësie
IV Dokumente
V Recensione
VI Përmirësim gabimesh
VII Literatura

Libri ka 330 faqe
Botues: SHFD të UÇK-së
Shtypi Shkrola, Prishtinë, 2006.

Feniksët e lirisë 9

Në këtë monografi janë prezantuar 60 biografi për dëshmorët e UÇK-së, si dhe fotot e tyre me ngjyra, duke filluar nga jetëshkrimi për dëshmorin Abedin Salihaj e duke përfunduar me biografinë e dëshmorit, Xhemsedin Suma.
Përzgjedhja është bërë sipas kritereve që ka caktuar “Redaksia Dëshmorët e UÇK-së”.
Radhitja sipas kriterit alfabetik. 

Përmbajtja:

I Parathënia
II Biografitë e dëshmorëve:

Abedin Salihaj
Agim Shala
Agron Rama
Agron O. Rama
Alban Ajeti
Albert Rama
Arben Januzaj
Arben Salihaj
Avdullah Jashari
Avni Selmani
Bashkim Emini
Bekim Lushaku
Bujar Thaçi
Dominik Përgegaj
Elheme Jashari
Emrush Çeta
Enver Duraku
Enver Olluri
Faruk Rama
Fitim Duraku
Gëzim Mullabazi
Hajzer Jashari
Halil Metaj
Halit Jashari
Hamëz Thaçi
Hysen Salihaj
Hysni Salihaj
Isa Morina
Isë Havolli
Isuf Sadikaj
Jahë Hasani
Jehona Raka
Kolë Lleshi
Maxhun Berisha
Milaim Salihaj
Mirsad Idrizaj
Muhamed Zeneli
Murad Ali
Murat Lika
Musa Begu
Myrtez Jashari
Naser Kelmendi
Nazmi Gashi
Ndriçim Koxha
Njomëza Lipaj
Nuri Bushi
Nysret Musa
Pajazit Ahmeti
Pajtim Roci
Përparim Thaçi
Raif Koraçi
Sahit Krasniqi
Shaban Hajzeraj
Shahin Gashi
Shaqir Berisha
Shefki Thaçi
Valon Malaj
Valon Gashi
Xhafer Haskaj
Xhemsedin Suma

III Monumente përjetësie
IV Dokumente
V Recensione
VI Përmirësim gabimesh
VII Literatura

Libri ka 284 faqe
Botues: SHFD të UÇK-së
Shtypi Shkrola, Prishtinë, 2007.

Feniksët e lirisë 10

Në këtë monografi janë prezantuar 63 biografi për dëshmorët e UÇK-së, si dhe fotot e tyre me ngjyra, duke filluar nga jetëshkrimi për Avdyl Pajazitin dhe duke përfunduar me biografinë e dëshmorit Xhafer Nurkasa.
Përzgjedhja është bërë sipas kritereve që ka caktuar “Redaksia Dëshmorët e UÇK-së”.
Radhitja sipas kriterit alfabetik. 

Vëllimi i dhjetë i monografisë “Feniksët e lirisë” hartuar nga Redaksia “Dëshmorët e UÇK-së” përfshinë biografitë e 63 dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga të gjitha zonat operative të luftës, të rënë gjatë viteve 1998-1999:
Në këtë vëllim janë të pranishme shkrimet biografike për dëshmorët:

Abdyl Pajaziti,
Agim Zeneli,
Agim Islami,
Ajvaz Jashari,
Arben Hyseni,
Arben Bytyçi,
Arsim Muzaqi,
Arton Zogaj,
Avdullah Baftiu,
Avni Dudi,
Bajram Veliu,
Bejtë Rexhepi,
Bekim Maliqi,
Besim Kabashi,
Cenë Loku,
Emërllah Kuqi,
Enver Miftari,
Fahri Bici,
Fatmir Selmani,
Fazli Beqiri,
Feriz Blakaj,
Gafurr Loku,
Habib Berisha,
Hamide Jashari,
Hysni Murseli,
Isa Olluri,
Ismet Rrahmani,
Ismet Gashi,
Jahir Mazreku,
Januz Zeneli,
Jeton Kabashi,
Kajtaz Jashari,
Kurtish Hasani,
Mahi Loku,
Manush Berisha,
Mark Lleshi,
Mentor Ibriqi,
Mirali Sejdiu,
Muharrem Vuthaj,
Nazmi Hasani,
Nazmi Osmani,
Nazmi Muzliaj,
Nazmi Zhegrova,
Nexhmedin Hakaj,
Nezir Mujaj,
Nimon Demaj,
Qamil Olluri,
Qazim Hakaj,
Ramadan Mazreku,
Sabit Rrahimi,
Skënder Gashi,
Skënder Maraj,
Skënder Latifi,
Smajl Jashari,
Smajl Fetahaj,
Sylejman Bytyçi,
Shaban Shabani,
Shkëlzen Krasniqi,
Tahir Gashi,
Tefik Raka,
Veli Ballazhi,
Xajë Jashari dhe
Xhafer Nurkasa.

Libri “Feniksët e lirisë 10” ka 290 faqe. Botues, Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve. U shtyp në shtypshkronjën “Shkrola” në Prishtinë.

Statuti

Nyje tjera

Komente